Del në ankand 'Fantazma' e Maradonës

RM Sotheby's ka nxjerrë në ankand një seri të Rolls Royce Ghost II.

Në fakt nuk është një prodhim i rrallë, por ekziston një detaj që është emri i legjendës së futbolit Diego Armando Maradonës në dokumentin e regjistrimit, një detaj i lakmuar për koleksionistët.

El Pibe de Oro ishte një adhurues i madh i makinave luksoze dhe të shpejta dhe në vitet kur karriera e tij ishte në lulëzim ai kishte një garazh të madh me makina të shpejta dhe të fuqishme.

Kjo makina u ble nga kampioni argjentinas në gusht të 2015, kur ai jetonte në Dubai.  

Makina ka një listë të gjatë opsionesh të tilla si sistemi i kamerës së jashtme panoramike, sediljet e përparme me ngrohje. 

Maradona e drejtoi këtë ''Fantazëm'' deri në vitin 2018, duke ia shitur më pas pronarit aktual pasi kishte udhëtuar vetëm 5000 km.

 Për momentin, makina ka më pak se 20,600 km dhe është në gjendje të mirë pasi ka marrë gjithë vëmendjen e nevojshme në qendrat e specializuara Rolls-Royce, me shërbimin e fundit të kryer në dhjetor 2020 .

Makina do të dal në ankand midis 19 dhe 27 shkurtit.