U denoncua për abuzim seksual ndaj 16 vjeçares, shoqerohet në polici autorja e dyshuar

Është shoqëruar në komisariatin e policisë 24-vjeçarja e dyshuar për abuzim seksual me një 16-vjeçare në zonën e Vorës.

Ngacmim seksual ka ndodhur në zonën e Vorës pranë kryeqytetit, ndërkohë denoncimi është bërë nga nëna e saj ditën e djeshme. 

Mësohet se dy muaj më parë 25-vjeçarja e ka ftuar të miturën në banesën e saj, nga ku më pas dyshohet se edhe e ka abuzuar seksualisht.