Renzi i gatshëm të ndihmojë formimin e një qeverie të re

Ish kryeministri italian Mateo Renzi tha sot se ishte gati të ndihmonte në formimin e një qeverie të re italiane, por se ai nuk do të angazhohej për të mbështetur mandatin e ri të Giuseppe Conte, i cili dha dorëheqjen këtë javë.

Pas takimit me Presidentin Italian Sergio Matarello, Renzi tha se ai preferonte të formonte një qeveri të re, por shmangu përgjigjen në pyetjen nëse ai kundërshtonte mundësinë e kthimit të Conte në postin e kryeministrit, njoftoi Reuters.

“Ne nuk kemi ardhur në atë moment," u tha Renzi gazetarëve.

Ai shtoi se pret që partia e tij të luajë një rol kryesor në zgjidhjen e situatës

Unë nuk e shoh mundësinë e formimit të një mazhorance që nuk përmban partinë Italy Viva," vuri në dukje ai.

Renzi inkurajoi dorëheqjen e Conte kur tërhoqi partinë e tij Italy Viva nga koalicioni qeverisës, duke e privuar atë nga një shumicë në dhomën e sipërme të parlamentit, e cila çoi në një krizë politike në vend në mes të pandemisë.

Conte nuk shprehu dëshirën për të zbutur marrëdhëniet me njeriun që çoi në dorëheqjen e tij, veçanërisht sepse çdo veprim i tillë do të ishte në favor të Renzi, shton Reuters.