Atdheu tregon arsyen e mungesës në ‘Pëputhen’: Jeta shumë dinamike...

Prej dy ditësh Atdheu ka munguar në ‘Përputhen’ , dhe mos prezenca e tij është vënë re mjaft nga ndjekësit.

Madje, disa prej tyre, filluan të dyshonin se ai është larguar përfundimisht nga formati.

Por, ishte Atdheu ai që i sqaroi të gjithë teksa tregoi arsyen e mungesës së tij në ‘Përputhen’ me anë të një Story në Instagram.

"Të dashur miq, faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha", ka shkruar Atdheu.