Britania ndalon fluturimet direkte nga Emiratet, mbyll linjën më të ngarkuar në botë

Londër - Britania i ndaloi fluturimet e drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të premten, duke mbyllur linjën ajrore ndërkombëtare më të ngarkuar në botë nga Dubai në Londër.

Britania tha se i shtoiEmiratet e Bashkuara Arabe, Burundin dhe Ruandën në listën e saj të ndalimit të udhëtimit për koronavirus për shkak të përhapjes së një varianti më ngjitës dhe potencialisht rezistent ndaj vaksinave COVID-19 i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut.

"Kjo do të thotë që njerëzve që kanë qenë në ose janë tranzituar përmes këtyre vendeve do t'u ndalohet hyrja, përveç shtetasve britanikë, irlandezë dhe të vendeve të treta me të drejta qëndrimi të cilët duhet të vetë-izolohen për dhjetë ditë në shtëpi", tha Ministri i Transportit të Britanisë, Grant Shapps në Twitter të enjten.