E rëndë/ Adoleshentët sulmojnë me spraj lotsjellës të moshuarën për ta grabitur

Dy adoleshentë në Lushnjë janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar një të moshuar që tentuan ta grabisnin në banesë. Mësohet se gjatë ditës së djeshme një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare kanë hyrë në banesën e 64-vjeçares L. Z., në lagjen “18 Tetori”.

Pasi janë futur në banesë, ata i kanë hedhur të moshuarës sprajt lotsjellës në fytyrë si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Djali dhe vajza e mbyllën 64-vjeçaren në një dhomë të banesës dhe kanë vijuar që të kontrollojnë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Adoleshentët J. K., dhe K. B., u arrestuan ndërsa spraji lotsjellës është sekuestruar.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Lushnjë

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët.

Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve:

J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.