Dhunoi bashkëjetuesen, prangoset 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për dhunë në familje. I arrestuari është shtetasi N. M, banues në Delvinë.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.