Tokat/ Artan Lame: Oligarkët i bëjnë presion qeverisë

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame deklaroi në Çim Peka LIVE se oligarkët i bëjnë presion qeverisë.

“Oligarkët i bëjnë presion qeverisë siç i bëjnë çdo qeverie,” tha Lame.

Sipas tij, reforma që ndërmori qeveria e Edi Ramës për pronat, kishte në thelb fluksin e kërkesave për të kërkuar letra për pronat.

“Toka që dukej si e pavlerë dikur dikujt, tani njerëzve u duhet dhe ka marrë vlerë. Tani banori i Thethit kërkon që të bëjë letrat e tokës.

Kjo ka bërë që shteti t’i përgjigjet këtij zhvillimi. Sot janë dyndur të gjithë për të kërkuar letra. Ky është themeli që u bë në fushën e pronës.

Nuk është se ishin ca oligarkë që u kujtuan për oligarkët.

Në bregdet ka oligarkë dhe fshatarë. Edhe në Theth ka oligarkë dhe fshatarë,” tha Lame.