Tragjedi në Greqi/ Orteku u merr jetën dy alpinistëve në malin e famshëm

Një  tragjedi ka ndodhur këtë  të  enjte në  Greqi teksa dy alpinistë  kanë  gjetur vdekjen në malin e famshëm të Olimpit.

Alpinistët u goditën nga orteku i dëborës teksa po ngjiteshin me një grup tjetër. Në borë ngecën tre prej tyre, teksa dy tashmë janë të vdekur kurse i treti mundi të shpëtojë, por po punohet për ta nxjerrë nga vendi ku ka ngecur.

Mësohet nga mediat greke se dy viktimat e moshës 47 dhe 52 vjeç ishin mjekë në Larisa, por duket e aventura në Olimp i ka marrë jetën.