Gjendet e dekompozuar një 70-vjeçare në Tiranë

Ditën e sotme, një grua 70-vjeçare është gjetur e dekompozuar në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Sipas informacioneve, dyshohet se e moshuara me inicialet M.M. mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ajo jetonte e vetme në një banesë ndërkohë që nuk dihet para sa kohësh mund të ketë ndërruar jetë.