", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Kanë vite që janë ndarë, Britney Spears habit me veprimin ndaj Justin Timberlake

Britney Spears ka tërhequr vëmendjen e mediave me një postim që ka bërë në Instagram. 38-vjeçarja ka postuar një video në të cilën shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Holy Grail”Jay-Z dhe Justin Timberlake.

E veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra ajo vallëzon dhe e shijon këngën në maksimum në ambjentet e shtëpisë, madje i ka bërë tag ish-it pa kurrfarë hezitimi. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e fansave për faktin se këngëtarja ka qenë në një lidhje me Timberlake vite më parë.

Ata ishin bashkë për tre vite përpara se të ndaheshin në 2002.

Spears tani është në një lidhje me modelin dhe aktorin Sam Asghari dhe ka dy fëmijë nga martesa e saj me Kevin Federline.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)