Gruaja e Myslim Likës: Burri e pa kush e qëlloi, dyshoj te ….

Bashkëshortja e 60- vjeçarit, Myslim Lika, i cili mbeti i plagosur rëndë ditën e sotme në Mamurras, në një intervistë të dhënë për Neës 24 për gazetaren Klodiana Lala, ka dhënë një version tjetër lidhur mbi autorët e mundshëm të ngjarjes, ndryshe nga dy pistat që supozohen si hakmarrje.  

Ndërsa ngjarja u cilësua si “hakmarrje” për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergj Marku, ku një nga bashkëpunëtorët ishte Ilir Xhepaj (Lika) djali i të plagosurit, Dile Lika ngre tjetër pistë.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj, por edhe persona afër tij e kanë parë atentatorin dhe përmend emrin e Zef Markut si njeriu që mund të ketë qëlluar.

Zef Marku është plagosur në 15 maj 2020 nga Ilir Xhepaj e fill pas kësaj ngjarje ai ka marrë pjesë në atentatin e dy biznesmenëve.

“Myslimi ka qënë në varrimin e motrës së tij në Mamurras. U qëllua kur kthehej nga varrimi, teksa shkonte për te shtëpia e motrës nga një makinë e zezë tip Volksagen me xhama te zi. Ai vetë dhe personat që ishin me të i kanë parë atentatorët. Është qëllua me plumb shumë afër zemrës.

Bashkëshorti im ka vrarë Gëzim Çelikun dhe ka plagosur një shtetas italian. Iliri (djali) nuk ka gisht në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit se më tha merr babin e shkoni bëni be.

Ne nuk shkuam të kërkonim falje se burri është sëmurë. Ka shkuar baba i Eduart Lames i kanë thënë babës së Bujar Likës se te unë ta kesh gjakun, te asnjë tjetër. Për atentatin ndaj Myslimit dyshoj te Zef Marku, nuk e lidh plagosjen e burrit me dy vrasjet. Për dy vrasjet mund ta kishin vrarë në Tiranë burrin tim. Ne kemi pasur kërcënime plot”, tha Dile Lika.