'Avdullah Hoti, çliro luanin!

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti duhet të shpëtojë një luan para se të lërë detyrën më 14 shkurt! Nuk është shaka: Pikërisht në ditët kur Kosova po përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme dhe po përballet me një epidemik agresive të COVID-19, një organizatë ndërkombëtare i ka bërë thirrje publikisht që të çlirojë luanin Gjoni që po e torturojnë në kafazin e tij në Kosovë.

Organizata ndërkombëtare e mbrojtjes së kafshëve “Four Paws” deklaroi se “luani Gjoni ka nevojë për ndihmën tonë!

Një hetim i kohëve të fundit e tregon Gjonin duke lëvizur në kafazin e tij të vogël në Kosovë, pa shokë, në dëborë dhe kushte jashtëzakonisht të ftohta të motit.

Luani i gjorë ka qëndruar në këto kushte në një restorant në Kosovë prej më shumë se 14 muajsh dhe nuk duket se do ta lejojnë të largohet së shpejti, pavarësisht nga premtimi i ish-Ministrit të Ambientit, Blerim Kuçi për të mbështetur "zgjidhjen më të mirë të mundshme", pavarësisht nga  kërkesat e Komisionit Evropian dhe Zyrës së BE-së në Kosovë për të punuar për këtë rast dhe thirrjes sonë për ta shpëtuar luanin Gjon duke e dërguar diku tjetër.

Por ne nuk heqim dorë nga shpresa dhe nuk do të ndalemi së luftuari për të!

Ne i bëjmë thirrje Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe Mjedisit në Kosovë, Muharrem Nitajt, të mbajë premtimin e paraardhësit të tij.

Ju lutemi, - thekson Four Paws,- bashkohuni me lëvizjen dhe kontaktoni atë për të bërë gjithçka që ka në dorë për t'i dhënë fund kësaj çështjeje të trishtuar të robërisë për të mirë dhe për të bërë të mundur shpëtimin e kësaj kafshe të madhe!”/ar.sh/SYRI.NET

Luani Gjon në Kosovë: