‘Zotëria 50 Euro’, kapet 25 vjeçari që blinte gjithçka me para fallso

Eshtë arrestuar një person që dyshohet se përdorte para të fallsifikuara

Ai është, E. N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip "Opel" në një pikë karburanti në lagjen "1 Maji", Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar.

Ja njoftimi i policisë:

Fier

Përdorte kartmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, bie në prangat e policisë 25-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit:

E. N., 25 vjeç, banues në Mamaj, Tepelenë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 25.01.2021, ka furnizuar me karburant automjetin tip "Opel" në një pikë karburanti në lagjen "1 Maji", Fier, dhe pagesën e ka bërë me një kartmonedhë 50 euro e dyshuar e falsifikuar.

Gjithashtu, në datë 26.01.2021, ky shtetas ka blerë produkte në një dyqan në Mallakastër me kartëmonedhë 50 euro të dyshuar të falsifikuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip "Opel" dhe dy kartmonedha 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".