‘Shtëpia e barit’ habiti policinë gjermane, shqiptari nën akuzë

Një shqiptar 47-vjeçar është vendosur nën akuzë nga prokuroria në Paderborn të Gjermanisë.

Ai akuzohet për trafik droge dhe si pjesëtar i një grupi kriminal.

Shqiptari kishte udhëtuar qëllimisht drejt Gjermanisë, aty ku kishin ngritur një ‘shtëpi bari’ që kishte habitur policinë gjermane.

Sipas autoriteteve, niveli i sofistikimit në këtë banesë për kultivimin e kanabisit nuk ishte parë ndonjëherë në Paderborn.

Mbi 300 rrënjë kanabis u gjetën në banesën e pajisur me kushte optimale klimatike dhe me një sistem profesional ndriçimi.

Shqiptari nuk ka treguar bashkëpunëtorët pasi nuk ka folur që prej atëherë, duke ruajtur të drejtën e tij për të qëndruar i heshtur.