Rama 'mbylli' dosjen Ndragheta-Rilindje, Meta bën thirrje për SPAK

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë për “ALB365” ka folur gjatë për gjendjen aktuale të politikës shqiptare, por edhe për përgjimet e fundit të antimafies italiane.

Bëhet fjalë pjesën e dosjes `Ndrangheta-Rilindje` ku lakohen dhe emra të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe pushtetit lokal, nëpërmjet të cilëve mafia italiane synonte ose mund të ketë realizuar në vendin tonë, pastrimin e  qindra milion euro nëpërmjet ndërtimit të kullave dhe tenderave të shumtë.

“Prokuroria e SPAK-u duhet të nisin menjëherë hetimet për këtë çështje”, deklaroi Meta gjatë kësaj interviste.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë konferencës së fundit me mediat deklaroi prerë se nuk ka ndërmend që të bëjë thirrje për hetime, pasi sipas tij prokuroria italiane e ka mbyllur këtë çështje dhe bëhet fjalë vetëm për përgjimin e disa delirantëve. Deklaratat e kryeministrit u cilësuan si një presion dhe udhëzim ndaj SPAK, për të mos e hapur çështjen për pjesën shqiptare të këtij hetimi të antimafies.