Tuchel debuton me barazim te Chelsea: Titulli është i pakapshëm

Thomas Tuchel e ka pranuar se titulli në Premierligë mund të jetë i paarritshëm për Chelsea, por pas barazimit pa gola me Wolves theksoi se duhet besuar se skuadra e ka mundësinë për të fituar tituj në të ardhmen.

Chelsea dështoi të shënonte gol ndaj Wolves, pavarësisht epërisë së madhe kundër miqve në “Stamford Bridge”.

“Po, jam i zhgënjyer që nuk fituam. E meritonim fitoren për përpjekjet që bënë djemtë. Por fola në dhomat e zhveshjes dhe u thashë të gjithëve se nuk ka vend për dorëzim”, tha Tuchel.

“Jam i lumtur me paraqitjen. Ishim të vendosur mirë se nuk lejuam rrezik nga kundërsulmet. edhe pse luajtëm ndaj njërit prej ekipeve më të rrezikshme. Ishim shumë të organizuar dhe të guximshëm”..

Tekniku i Chelseat shtoi: “Titulli është i pakapshëm, të jem i sinqertë. Kur bëhesh trajner i Chelseat, pritet të luftosh për tituj; Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe të gjitha kupat. Kjo është e qartë”.