", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Covid: Ekipi hetimor i OBSH në Wuhan mbaron karantinën dhe del në terren

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka dalë nga karantina dhe do të fillojë hetimet në terren për origjinën e koronavirusit në qytetin kinez të Ëuhan. Shkencëtarët do të fillojnë të intervistojnë njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit të lidhura me shpërthimin fillestar.

Hulumtimi i tyre do të mbështetet në provat e siguruara nga zyrtarët kinezë. Kjo vjen pas muajsh negociatash midis OBSH-së dhe Pekinit.

Grupi prej 13 ekspertësh kishte mbërritur në Ëuhan në 14 janar dhe u përgatit tpër përfundimin e karantinës dyjavore të enjten. Ndërsa ishte në izolim, ekipi është lidhur me thirrje video me njëri-tjetrin dhe shkencëtarët kinezë.

Të enjten pasdite ata dolën nga hoteli i tyre dhe hipën në një autobus pa folur me gazetarët.

Më herët gjatë ditës anëtarët e ekipit postuan në Twitter për fundin e karantinës së tyre, duke përfshirë fotografi të dokumenteve që vërtetonin se e kishin përfunduar izolimin mjekësor.

"Fazë e re, përparësi të reja", shkroi virologu holandez Marion Koopmans.