U vra nga babai i tij/ Këngëtarët shqiptarë reagojnë të tronditur pas vrasjes së biznesmenit në Kosovë

Kosova është tronditur nga ngjarja tragjike, ku biznesmeni Skërnder Krasniqi vrau me një armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqi.

Albert Krasniqi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai dikur ka qenë pjesë e showbizzit shqiptar dhe pjesë e labelit “Babastars” si menaxher i reperit Skivi.

Gjithashtu, ai ka patur miqësi me shumë personazhe VIP dhe në vitin 2016-të u bë emër i njohur pasi plagosi në mes të Prishtinës Noizy-n. Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016, ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Të shumtë kanë qenë artistët që kanë reaguar për humbjen e tij, duke ngushëlluar familjen.

I pari që bëri një postim prekës për Albertin ishte reperi, Skivi.

“Buddy nuk po m’besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Ne momentet më të mira e me të këqija gjithmonë ke qenë aty për mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik që e kom pas najher n’jetë. U prefsh në paqe”, ka shkruar reperi.

Po ashtu edhe Gold AG, Getinjo, Trim Jetullahu publikuan nga një fotografi duke ngushëlluar familjen Krasniqi.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme familjare. Ndërkohë mësohet se vetë babi i Albert Krasniqit e njoftoi policinë pasi zbrazi karikatorin mbi djalin e tij duke i marrë jetën këtij të fundit.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndësa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Ata kanë së bashk edhe një vajzë.