‘Bisedimet me Athinën për detin’, reagimi i parë i Ankarasë: Ishte shumë pozitiv

Bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë u zhvilluan në një atmosferë “shumë pozitive”, tha të mërkurën ministri i Jashtëm turk Mevlüt Tsavousoglu.

Ky është qëndrimi i parë zyrtar nga pala turke në lidhje me raundin e 61-të të bisedimeve, që rinisën të hënën dhe zgjatën pak më shumë se tre orë.

Delegacionet greke dhe turke ranë dakord të zhvillonin raundin tjetër të bisedimeve në Athinë.

Muajt e fundit të vitit të kaluar ishin mjaft të tensionuara mes Greqisë dhe Turqisë për shkak të konfliktit për kufirin detar.