Gjimshiti flet pas fitores ndaj Lazio-s: Treguam karakterin tonë. Ja çfarë kërkon Gasperini nga ne

Atalanta fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Lazio-s, duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italsië.

Golin e parë për skuadrën bergamaske e shënoi futbollisti shqiptar, Berat Gjimshit.

Pas ndeshjes mbrojtësi shtatlartë foli për “Rai Sport”, ku u shpreh:

“Ishte një ndeshje e veçantë me një pjesë të parë shumë të ekuilibruar. Ka pasur shumë gabime, por ne treguam karakterin e ekipit. Sot kemi treguar se duke vuajtur mund të fitojmë përmes grupit.

Mbrojtësit me gola dhe asiste? Kjo është ajo që Gasperini kërkon nga ne, për të hedhur në çdo rast ".