Në Leshje të Vithkuqit, Braimllari: Fshat më fshat, me njerëz që duan që vendi të ecë përpara

Ish deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Leshjes në Vithkuq.

‘Fshat më fshat dhe shtëpi me shtëpi me njerëz të ndershëm dhe pozitivë të cilët duan që vendi të ecë përpara’, shkruan Braimllari në Facebook.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Ne Leshje te Vithkuqit, fshat me fshat dhe shtepi me shtepi me njerez te ndershem dhe pozitive te cilet duan qe vendi te ece perpara. Energjia pozitive dhe ndershmeria e ketyre njerezve eshte motiv per te punuar me shume. Krenar qe çdo dite na bashkohen njerez te ndershem qe e duan vendin, per ta bere Shqiperine shtepine tone.