Kupa/ Atalanta mposht Lazion dhe kualifikohet në gjysmëfinale, shkëlqejnë shqiptarët!

Atalanta është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Skuadra ku aktivizohet Berat Gjimshiti ka mposhtur 3-2 Lazion në kompetiocionin e dytë më të rëndësishëm kombëtar në Itali.

Golat e shënuar nga Vedat Muriqi 17’ dhe Francesco Acerbi 34’ nuk ishin të mjaftueshëm për Lazion që të kualifikohej në raundin tjetër.

Në krahun tjetër, Berat Gjimshiti 7’, Ruslan Malinovsky 37’ dhe Miranchuk Aleksey 57’ ndihmuan Atlantan në këtë fitore shumë të rëndësishme. Duvan Zapta në minutën e 67-të dështoi që të konkretizoi penalltinë e fituar nga Ëesley Hoedt.

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 3 mars dhe kundërshtari i Atalantës do të jetë Napoli ose Spezia.