Pogba mbron Ibra-n: Zlatan racist? E pamundur, ai më do shumë

Inter doli fitues 2-1 nga derbi kundër Milanit, takim i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Gjatë kësaj ndeshje, pak para përfundimit të pjesës së parë u pa një përplasje mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Që të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të verdhë, mirëpo gjatë ditës së sotme u raportua se Zlatan ka përdorur fjalë raciste.

Një gjë të tillë e ka hedhur poshtë edhe vetë lojtari duke thënë se nuk ka vend për racizëm në fjalorin e tij.

Për këtë çështje ka pasur një reagim edhe nga, Paul Pogba, duke thënë: “Zlatan racist? Ai më do shumë mua, prandaj është personi i fundit që do ta mendoja si racist! Mos bëni shaka”, ka përfunduar francezi duke shtuar një emoi që tregon të qeshura.

Kujtojmë që gjatë sezonit 2017/18 që Lukaku, Ibrahimovic dhe Pogba kanë luajtur së bashku në skuadrën e Manchester United.