FOTO/ Shehi nuk humb kohë, nis menjëherë nga puna me skuadrën e Tiranës

Tirana zyrtarizoi ditën e sotme trajnerin e ri, Orges Shehi. Ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë nga puna. Tekniku durrsak u pa sot duke drejtuar stërvitjen e skuadrës bardheblu, i shoqëruar nga ndihmësit e tij.

43 vjeçari është njohur me futbollistët, teksa fokusi ka qënë edhe te ana taktike. Shehi do debutojë në fundjavë me bardheblutë, në sfidën ndaj Apolonisë në Fier. Synimi është përmirësimi i renditjes në tabelë, pasi pikët e lëna janë të shumta.