Greqi/ Rriten infeksionet, konfirmohen 32 viktima nga Covid

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 858 raste të reja me koronavirus.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 154083.

Gjithashtu janë regjistruar 32 viktima si pasojë e virusit në vendin fqinj.

Sipas të dhënave, 274 persona po trajtohen me intubim në spitale . Mosha e tyre mesatare është 69 vjeç. 194 (70.8%) e të intubuarve janë burra.