Atentati me tritol makinës së biznesmenit, akuzat ndaj Astrit Sinanajt do të rigjykohen

Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur të rrëzojë dënimin me 25 vite burgim për Astrit Sinanaj, i cili u dënua nga shkalla e parë për atentatin me 1 kg tritol kundër biznesmenit Fuad Verzivolli.

Vendimi për rrëzimin e dënimit dhe kalimin e dosjes për rigjykim është marrë ditën e sotme.

Së bashku me Sinanaj, do rigjykohet dhe miku i tij Thanas Thoma, i dënuar me 10 muaj burgim për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Astrit Sinanaj, u dënua në muajin korrik 2020, nga gjykata e Elbasanit, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorit Xhelian Seferaj, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burgim Astrit Sinanaj, të akuzuar për 4 vepra penale të “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më 6 maj 2017 në Elbasan, iu vendos 1 kg tritol C4 poshtë makinës së biznesmenit, Fuad Verzivolli.

Biznesmeni arriti ti shpëtonte atentatit pasi tritoli u pikas nga një qytetar