Tamponët analë/ Kina nis përdorimin masiv: Janë më të saktë

Kina ka nisur përdorimin e tamponëve analë për personat e dyshuar si të infektuar nga koronavirusi. Testimet me këto tampone kanë nisur në Pekin, raporton Daily Mail.

Ekspertët thonë se kjo metodë është më e saktë dhe rrit ndjeshëm shanset për të pikasur virusin.

Tamponi duhet të futet deri tre centimetra në rektum dhe të rrotullohet disa herë.

Kjo metodë e re testimi po aplikohet masivisht në kryeqytetin kinez, ku një djalosh 9-vjeçar rezultoi pozitiv javën e kaluar.

Qeveria urdhëroi testimin masiv në Pekin. Që prej 17 janarit janë testuar të paktën 3 milionë banorë.

Eksperti Li Tongzeng tha se koronavirusi mund të mbijetojë më gjatë në anus dhe jashtëqitje se në fyt dhe hundë.

Megjithatë janë të tjerë ekspertë që vazhdojnë të insistojnë se metoda e tamponit në hundë dhe fyt është më e mira.

Kina ka raportuar deri më tani 89 mijë raste me koronavirus.