Basha kujton Holokaustin: Përballja me të keqen është imperative edhe sot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha thekson se qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare.

“Sot në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare. #neveragain #neverforget”, shkruan Basha.

Ai poston edhe shprehjen e George Santayana: “Ata që nuk e kujtojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë”.