Atentati në Vlorë/ Marion Mitro u qëllua me silenciator

Zbardhen të tjera detaje sa i përket atentatit të djeshëm në Vlorë, ku ku u plagos Marion Mitro.

Personi në fjalë është goditur dy herë me armë zjarri pistoletë me silenciator. Autorët kanë qenë me automjetin Land Rover, me kapele dhe syze në momentin që kanë goditur shënjestrën.

I plagosuri nuk ka mundur që t’i shohë dot dhe ka mbetur i shtangur gjatë të shtënave. Në drejtim të tij është goditur dy herë, por ai shpëtoi fatmirësisht.

Ka dyshime se autorët kanë qenë të porositur për ta ekzekutuar e jo për dhënie mesazhi ndaj tij. Makina Land Rover rezulton e vjedhur.

Deri më tani janë shoqëruar 15 persona për ngjarjen, mes tyre familjarë,kalimtarë rasti dhe pronar biznesesh.

Pistat kryesore të hetimit janë e shkuara e Marjon Mitros si dhe rivaliteti mes bandave të Vlorës.

Fakti që makina u dogj në Selenicë, tregon se autorët e njihnin zonën mirë dhe se ngjarja ka qenë e planifikuar.

Mitro nuk është një emër i panjohur për policinë. Në fakt ai më herët ka qenë i arrestuar si pjesëtar i dyshuar i bandës së tritolit në Vlorë. Në janar të vitit 2014 ai u arrestua si porositësi i vendosjes së eksplozivit C4 me celular në automjetin tip ‘Peugeot’ të Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.