Media katalanase akuzon Real Madridin: Po fsheh të ardhurat, ka mbi 900 milionë euro borxhe

Madridi dhe Katalonja janë në “luftë” për gjithçka. Aspekti sportiv shoqërohet dhe nga ai mediatik.

Vetëm një ditë pasi mediat madrilene i dhanë shumë bujë lajmit për krizën ekonomike të Barcelonës, ditën e djeshme gazeta katalanase “Mundo Deportivo” ka publikuar lajmin se edhe bilancet e Realit nuk janë aq pozitive, madje borxhi është më i madh.

“Borxhi i Realit të Madridit është mbi 900 milionë euro. Klubi i fsheh të ardhurat dhe publikon disa të dhëna për të mos treguar të vërtetën për publikun. Borxhi i Realit të Madridit është gjithashtu shumë i lartë, por aty thuhet që nuk ka krizë dhe se doli me bilanc pozitiv në këtë vit të vështirë ekonomik”, shkruhet mes rreshtave në raportimin e “Mundo Deportivo”.

Reali, në fakt, e mbylli vitin me bilanc pozitiv 300 mijë euro duke qenë i vetmi klub bashkë me Bajernin e Mynihut që nuk e mbylli vitin me bilanc negativ për shkak të Koronavirusit.