Man City në krye të Premier Leagues, mposht me lehtësi West Brom

Manchester City ka fituar me shumë lehtësi 5-0 ndaj West Brom.

I pari që zhbllokoi rezultatin e ndeshjes ishte Ilkay Gundogan 6’ duke shënuar pas asistimit të Joao Cancelos. Mbrojtësi 26-vjeçar tregoi se ishte në formë shumë të mirë, duke shënuar në minutën e 20’

Golat e tjerë u realizuan nga Gundogan 30’ përsëri dhe Riyad Mahrez 45’ e Raheem Sterling 57’.

Me këtë fitore, “qytetarët”pozicionohen në vendin e parë në Premier League me 41 pikë, një më shumë se ndjekësit e Manchester United.