Ceka: Rama e ka shitur vendin me 20 %. Pushtimi Rilindja-Ndragheta, i dyti pas komunizmit

Në një intervistë në A-Show me gazetarin Adi Krasta, politikani Neritan Ceka u ndal gjatë te ajo që po ndodh në Shqipëri sidomos me përgjimet e fundit të antimafias italiane.

Ceka e cilësoi Shqipërinë sot si një vend të pushtuar për herë të dytë, njëherë nga komunistët në vitin 1945 dhe për herë të dytë nga Rilindja në vitin 2013.

‘Shqipëria të jep sot pamjen një vendi të pushtuar.

Për herë të parë Shqipëria u pushtua nga komunistët, ndërsa sot është pushtimi i dytë.

Dhe kjo besoj që nuk vjen kam idenë vetëm nga dëshira për pushtet.

Këtu vlen më tepër tradita e beut të fshatit që donte të ishte be nga kulla e tij.

Por sot nuk është vetëm për interesa politike siç dalin edhe nga përgjimet, por këtu ka një baground që është edhe ekonomik.

Mendoj që ka edhe një dimension edhe më të madh që është raporti i organeve kompentete polici, gjykata e me radhë.

Unë nuk e di se sa jemi ftuar ne si shtet për të marrë pjesë në këtë hetim të Ndraghetas.

Nëse ata nuk kanë bashkëpunuar me organet tona, ky është lajmi i keq pasi ata mendojnë që kanë të bëjnë me një gjë shumë të rrezikshme.

Ata nuk duan të dekonspirojnë hetimet e tyre me një polici që nuk ka besimin e tyre.

Pra nuk kemi operacion që ndiqet në mënyrë dy palëshe.

Nuk na mjaftonin gjithë të tjerat, por na del edhe kjo që ne e shesim vendin tonë me 20 përqind.

Ne jemi sot një hije e Kalabrisë së viteve ’60.

Ky atë që se ka bërë për 8 vjet, nuk ka për ta bërë as për 80 vjet.

Nëse kryeministrat e mëparshëm e kanë lënë një shenjë, ky nuk ka bërë asgjë.

Ky ka bërë vend rrumpallë. Nëse këtij nuk i binden, atëherë përse i duhet ky njeri këtij shteti.

E majta është ideologji, Por këta janë shumë më poshtë se e majta. Kjo nuk është e parti e majtë

Kjo është parti e njerëzve të pasur. Kjo është paria që ka lidhje me Ndraghetën. Këtu e kam thenë o ka sojli, o ka sojsëz.’