Gratë e famshme që i kanë thënë ‘Jo’ kirurgjisë estetike

Plakja është pjesë e natyrshme e jetës, por plakja në qendër të vëmendjen, nën prozhektorin e skenës nuk është njësoj me atë të njerëzve të zakonshëm. Ndaj shumë të famshëm, sidomos gra, zgjedhin të bëjnë ndërhyjnë të ndryshme për t`u ndjerë më mirë me veten.

Ka të tjera që besojnë se nuk mund t`i shpëtojnë plakjes dhe i kanë thënë “JO” kirurgjisë plastike. Disa kanë ndaluar së bëri ndërhyrje, të tjera nuk kanë bërë kurrë.

Meryl Streep

Fituesja e Oscar është kritikuar vazhdimisht për pamjen në rininë e saj, por nuk ka luftuar kurrë me kohën. Streep beson se të bësh Botoks është njësoj si të vendosësh një perde para fytyrës.

Victoria Beckham

I shkroi një letër vetes 18 vjeçe, në vitin 2017: “Nuk duhej të ishe ngatërruar me gjoksin tënd. Duhej ta kishe lënë trupin të merrte frymë ashtu siç ishte dhe të gëzoje ato që kishe”, i drejtohej e penduar Victoria vetes.

Dana Delany

Aktorja e “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka folur rreth përvojës së saj negative teksa bënte Botoks. Dermatologu i kishte prekur padashur një nerv dhe prej atëherë, nervi i vdekur preku muskulin e syrit të saj të djathtë duke e rrëzuar pak më poshtë tjetrit.

Halle Berry

“Si njeri i artit e kam ndjerë dhe unë presionin për të ndryshuar veten. Po sa herë më ka shkuar në mend të bëjë Botoks, i kam kujtuar vetes se plakja nuk është vetëm fizike. Plakja është diçka natyrale dhe u ndodh të gjithëve. Unë thjesht dua të jem vetja, edhe pse një version më i vjetër i vetes sime”, ka thënë aktorja.

Emma Thompson

Aktorja britanike është eksplicite në mendimin e saj shumë kundër ndërhyrjeve: “Është çmenduri. Nuk është diçka normale për t`u bërë. Shoqëria dhe kultura që kemi ndërtuar e përcakton si diçka jonormale”, thotë ajo.

Julia Roberts

Julia Roberts s`ka bërë kurrë ndërhyrje estetike. “Është për të ardhur keq që jetojmë në një shoqëri që ndjen panik e ku gratë nuk po i japin vetes mundësinë për ta parë si do duken kur të plaken. Fytyra juaj mbart një histori dhe nuk duhet të jetë historia e rrugës tuaj për në zyrën e mjekut”, ka thënë Roberts./Burimi:Bright Side/ Pershtati:K.H/Syri.net../