FOTO/ Ky është i riu që grabiti sonte farmacinë në qendër të Tiranës

Ky është momenti kur grabitësi futet në farmacinë në qendër të Tiranës dhe grabit lekët e xhiros.

Në këtë foto duket grabitësi person i maskuar me një maskë anti-Covid dhe që ka ngritur bluzën dhe me kapuç në kokë, afrohet deri banaku i farmacisë duke u futur në anën e brendshme të saj, ku qëndron personeli.

Ai qëndron përballë farmacistes ndërkohë që në dorë mban pistoletën e cila dyshohet të ketë qenë lodër.

Pasi ka marrë xhiron ditore që dyshohet të ketë qenë 200-300 mijë lekë, grabitësi është larguar me të shpejtë.

Policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tij ndërsa po hetohet nëse grabitësi ka vepruar i vetëm apo është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja.