'Plas' sherri mes Lukakut dhe Ibrahimovicit, ja çfarë ndodhi në fund të pjesës së parë!

Milani fitoi pjesën e parë 1-0 në përballjen ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Autori i golit ishte Zlatan Ibrahimovic i cili me një diagonale të bukur e ndali topin në rrjetë.

Sigurisht tensioni nuk kishte si të mungonte në derbin "Madonnina" pasi në fund të 45 minutave të para plasi sherri mes Lukakut dhe Ibrahimovicit. Në momentin kur mori faull Lukaku iu drejtua Ibrës: "Mos më qesh në fytyrë"

Një përballje titanësh mes dy sulmuesve ndërsa shokët e dy skuadrave respektove janë munduar të neutralizojnë situatën. Kamerat kapën momentin kur Ibra i drejtohet sulmuesit belg duke i thënë: “Eja dalim jashtë stadiumit”. Kaq ka mjaftuar që Lulaku të tentojë përplasjen fizike me suedezin.