Detaje të reja/ Grabitja e farmacisë në Tiranë, dyshohet se autori përdori pistoletë

Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e ndodhur në mbrëmje në rrugën e Barrikadave në Tiranë, ku një person i armatosur sulmoi një farmaci. Dyshohet se grabitësi ende i paidentifikuar ka përdorur një pistoletë lodër gjatë sulmit.  

Në kërcënimin e armës ai ka marrë xhiron ditore mbi banak, një shumë që mendohet të jetë 160 mijë lekë të vjetër.

Gjatë sulmit mendohet se grabitësi ka vepruar i vetëm, por nuk ka ende informacion nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba",  një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

?Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.