Alba Kepi: Mafia është heshtja, mafia është kjo që po jetojmë

Gazetarja e televizionit Ora, Alba Kepi, e cila raporton nga Italia, ishte e ftuar e Adi Krastës në SYRI TV.

Ajo komentoi skandalin e përgjimeve të Ndraghetës, ku implikohen edhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Kepi e nisi duke thënë se gjithmonë i ka trajtuar me seriozitet burimet dhe lajmet.

Duke folur për rastin konkret, ajo tha se lajmi për përgjimet i ka mbërritur nga një komunikatë e zakonshme e autoriteteve italiane.

Por ajo tha se përdodri nuhatjen e saj për të kuptuar se ishte diÇka më e madhe që duhej ndjekur.

Më tej, gazetarja tha se teksa po zbardhte ‘oktapodin’ e këtyre përgjimeve, bëri një status në FB, por u pasua nga heshtja.

Sipas Kepit, mafia është pikërisht kjo, heshtja.

“Mafia është ajo që po përjetojmë sot, heshtja, harresa dhe injorimi,” tha gazetarja.