EMRAT/ Kush janë viktima dhe pasagjerja e aksidentit fatal në Vlorë

Janë zbuluar emrat e dy vajzave të cilat u aksidentuan këtë mbrëmje pranë fshatit Panaja në aksin Levan-Vlorë.

Ato janë shtetasja Anxhela Çapo, e cila humbi jetën si edhe Silvana Muho, 22-vjeçar, e cila u transportua në gjendje kritike në spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.