U mposht keq nga kundërshtari, mjekët ndalojnë Conor McGregor të ndeshet për...

Conor McGregor është pezulluar nga ana mjekësore për gjashtë muaj, pas humbjes nga Dustin Poirier në ‘UFC 257’.

Ish-kampioni i dyfishtë i UFC-së pësoi nokaut në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar të shtunën në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

32-vjeçari dëshiron që ta zhvillojë ndeshjen e trilogjisë ndaj amerikanit, ndërsa kjo humbje ia ka zbehur gjasat për një duel fitimprurës ndaj rivalit të madh, Khabib Nurmagomedov. Po ashtu, i ka shtyrë gjasat e tij e për ta rikthyer titullin e peshave të lehta,  irlandezi është zotuar se do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur.

McGregor duhet te presë akoma më gjate sesa ka shpresuar që të kthehet në oktagon. ‘The Notorious’ është pezulluar për gjashtë muaj nga ana mjekësore.