Rriten rastet e reja/ Konfirmohen 21 viktima nga Covid në Greqi

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar rritje të numrit me raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 842 raste me të infektuar, nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra. Në orët e fundit 21 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin, duke e çuar në 5692 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.

Sakaq, 283 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.