Ulliri për Klodian Rashën, Paloka, Veliajt: Fëlliqësirë, pemën e mbolle që të harrohet ‘mafia’

Pas vendimit të kreut të bashkisë së Tiranës për të mbjellë një pemë në kujtim të të riut Klodian Rasha që u vra me gjakftohtësi ngë punonjësi i Policisë së Shtetit në derë të shtëpisë, ka reaguar me nje postim në facebok nënkryetari demokrat Edi Paloka.

“O baba i shkrëtë, shkruan Paloka, dije që dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!”

Ja postimi i plotë:

Prind i shkretë!!! I vrasin djalin dhe pastaj e detyrojnë dhe t’ju thotë “faleminderit”...O baba i shkretë dije qe dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!

Po për Ardit Gjoklajn do mbjellesh ndonjë pemë o felliqsirë?!