Irani aprovon vaksinën anti-covid, Sputnik V
Irani ka aprovuar vaksinën Sputnik V të Rusisë dhe ka në plan ta importojë dhe ta prodhoj sipas ministrit tëjashtëm Mohammad Javad Zarif.
‘’Vaksina Sputnik V u regjistrua dhe u miratua ditën e djeshme nga autoritetet tona shëndetësore’’ është shprehur Zarif në një takim me homolgune tij rus Sergei Lavrov në Moskë, sot duek shtuar:
‘Në të ardhmen e afërt ne shpresojmë që të jemi në gjendje ta blejmë si dhe të fillojmë prodhimin e përbashkët’.
Në fillim të këtij muaji, lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, autoriteti më i lartë i Iranit, ndaloi qeverinë të importonte vaksina nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
Irani, i cili ka një popullsi prej 83 milion, ka regjistruar mbi 1.38 milion raste dhe 57,560 vdekje gjatë pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të fundit të qeverisë, por ka pasur një rënie të infeksioneve të reja javët e fundit.