", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Kriza politike, Giuseppe Conte dha dorëheqjen/ Mattarella fillon konsultimet për qeverinë e re

Giuseppe Conte i ka paraqitur dorëheqjen nga posti i kryeministri të Italisë, kryetarit të shtetit, Mattrela ditën e sotme.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dorëheqja është pranuar nga ana e presidenti dhe i kërkoi qeverisë, si zakonisht, të qëndronte në detyrë për trajtimin e çështjeve aktuale.

Konsultimet për formimin e një qeverie të re që do të drejtoj vendin për të kapërcyer krizën politike do të fillojnë të mërkurën.

Ish kryeministri, Berlusconi ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të rja sepse vetëm kjo është mundësia e krijimit të një qeverie të ‘fortë’.

"Kjo qeveri e ka gjetur veten duke kaluar një fazë të një vështirësie të jashtëzakonshme siç është ajo e shkaktuar nga pandemia. Ne kemi punuar për qytetarët me përkushtim dhe kemi arritur një kompaktësi që nuk do ta imagjinonim në fillim të këtij procesi". Kreu i delegacionit të Lëvizjes 5 Yje, Alfonso Bonafede, e tha këtë gjatë Këshillit të Ministrave të. "Tani, në interes të vendit, është koha për të konfirmuar dhe demonstruar këtë unitet rreth Giuseppe Conte" u shpreh një nga anëtarët e koalicionit qeverisës të ish-kryeministrit Conte.

Akoma mbete e paqartë nëse do të gjendet një konsensus I ri për të tejkaluar krizat dhe ndasitë që ka shkaktuar kriza e pandemisë dhe marrëveshja për fondin e rimëkëmbjes që ishin arsyet themelore ku nisi rrëzimi i qeverisë Conte.