E rëndë në Itali/ Nëna gjen te varur djalin 9 vjeç

Pasditen e djeshme një 9 vjeçar është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bari, Itali, raporton Ansa.

Prokuroria Publike e Barit ka hapur zyrtarisht një dosje për nxitjen e vetëvrasjes nga persona të panjohur.

Sipas asaj që mësohet nga kontrollet e para në pajisjet elektronike, nuk ka elementë që e lidhin ngjarjen me lojërat në internet apo rrjetet sociale.
Dëshmitë e mbledhura përshkruajnë një fëmijë të qetë dhe hetuesit nuk përjashtojnë as hipotezën e një aksidenti tragjik.

Sipas hetimeve të para të kryera nga policia, fëmija u gjet i varur në shtëpi nga nëna e tij, një mjeke e cila i dha ndihmën e parë.
Prokurori fillimisht dyshoi se mund të ishte një lojë në internet, duke e lidhur me ngjarjen që ndodhi disa ditë më parë në Palermo, dhe sekuestroi të gjitha lojërat elektronike në shtëpi.