Bora dhe përmbytjet / Banorët janë lënë në harresë, Bushati: Qeveria të marrë masa të menjëhershme

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Shkodrën, Helidon Bushati, ka ngritur shqetësimin per situatën e veshtirë të krijuar nga reshjet e borës ne malësinënë e Shkodrës, dhe përmbytjet në zonënën e Nënshkodres. Bushati ka publikuar mesazhin e qytetarit, ndërsa thotë se qeveria ka braktisur qytetarët dhe nuk ka  ndërmarr asnjë masë

Mesazhi i plotë:

Zonat  malore  po vuajnë mungesën totale të institicioneve shtetërore. Prej ditësh, Vermoshi dhe Thethi, janë në izolim të plotë. Mungon energjia elektrike, ndërsa banorët e rënduar nga gjendja ekonomike, apelojnë për ndihmë!

Nuk është marrë asnjë masë!

Shteti duhet të veprojë sot me ndihma dhe me mjetet e nevojshme për të normalizuar situatën.

Gjendja është emergjente edhe në zonën e Nënshkodrës!