Goditja e bujshme e merkatos/ Partizani prezanton Ferhan Hasanin

Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato. Klubi i kuq kishte arritur marrëveshjen prej disa ditësh dhe fantazisti u pa në derbi dhe në sfidën e djeshme me Teutën në stadium.

Në mbrëmje klubi i kuq njoftoi se zyrtarisht Hasani është pjesë e “demave”.

Ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit, i cili do të mbajë numrin 24.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama.

Për Partizanin ky është afrimi i tretë i rëndësishëm. Më parë Partizani ka prezantuar lojtarë si Valentino Murataj dhe Stenio Junior.

Me këtë të fundit Hasani ka qenë shok skuadre te Shkëndija e Tetovës, ku kanë fituar edhe titullin kampion.