Basha poston videon: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian. Boll më!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar sot një video-mesazh, në të cilin ka vendosur përballë deklaratat e njëpasnjëshme në vite të Kryeministrit Edi Rama për "drejtësinë e pavarur" dhe faktin se në tetë vjet qeverisje, asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar.

"Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur": Ky është thelbi i video-mesazhit të Bashës. 

"Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më, kupa është mbushur!"