Korçë/ Reshje dëbore dhe erë e fortë, rekomandohet që mjetet të përdorin zinxhirët

Në Qarkun e Korës gjatë gjithë natës  ka patur reshje shiu dhe deborë e shkrirë me intensitet  mesatar si dhe deborë në zonat mbi 1250m , të shoqëruara edhe me erë.

Në rrugën e Dardhës trashësia e deborës është 5 cm - 8 cm.

Ndërkohë po punohet për mirembajtje dhe  pastrimin e dëborës dhe kriposjen. Kalimi i mjeteve nga km 7 - 13 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimerore për mjetet e vogla në orët e paradites.

Ndërsa kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore bëhet pa probleme.