VIDEO/ Bllokohet nga rrëshqitjet e dheut për një orë rruga Peshkopi - Kukës

Një rrëshqitje dherash është rregjistruar në rrugën Peshkopi - Kukës në vendin e quajtur përroi i Kapshtit.

Është bllokuar për rreth 1 orë rruga. Më pas kanë ardhur punëtorët e firmës dhe e kanë hapur me lopata. Firma kontraktore nuk ka mjete mjaftueshëm për të mirëmbajtur rrugët për të cilat është kontraktuar.